Barcelona prezanton Kounde: Francezi shpjegon pse zgjodhi katalanasit dhe jo Chelsean!

by admin
Spread the love

Barcelona në ambientet e klubit ka prezantuar afrimin më të ri në merkaton verore.

Jules Kounde zgjodhi të transferoj te katalanasit dhe hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Chelsea edhe pse “Blutë e Londrës” i afruan kontratë më të mirë. Megjithatë projekti ambicioz që Barcelona ka për të ardhmen ka bindur mbrojtësin të transferohej në Camp Nou.

“E kisha mundësinë që të shkoja te Chelsea, por zgjodha Barcelonën sepse kanë një projekt ambicioz. Prita deri në momentin që Barcelona arriti marrëveshjen me Sevillan. Më pëlqen të luaj në La Liga. Kam luajtur këtu për një kohë të zgjatë dhe kjo do të jetë më e lehtë për mua, megjithatë fillimisht do të duhet të përshtatem me stilin e lojës së Barcelonës.

Gjithashtu 23 vjecari u shpreh tepër i lumtur për transferimi e tij te Barcelona. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që vij në këtë klub, i jam shumë mirënjohës presidentit dhe tifozëve. Ata më kanë treguar shumë dashuri. Gjithçka që duhet të bëj është të stërvitem fort”, theksoi 23-vjeçari.

Barcelona e transferoi francezin për shumën e 50 milion eurove dhe për katalanasit është transferimi i pestë në merkaton verore pas Leëandoëskit, Raphinhës, Christensen dhe Kessie.


Top Channel

You may also like