Barcelona për turp, i duhen 8.5 gjuajtje për një gol

by admin
Spread the love

Ksavi ishte shumë i qartë pas ndeshjes ndaj Gironës për arsen që e kishte dënuar skuadrën e tij, e cila sipas tij ishte mungesa e forcës në të dyja fushat.

Efektiviteti para porte është një pikë e dobët që kampionët e Spanjës kanë që nga ardhja e trajnerit dhe këtë sezon, po bëhet më i theksuar. Në fakt, duke marrë të gjitha ndeshjet e kësaj fushate, në La Liga dhe Champions League, katalanasit kanë një efektivitet prej 11% dhe duhet të krijojnë deri në 8.5 raste për të shënuar një gol!

NUMRAT QË DËNOJNË – Blaugranat kanë regjistruar 338 raste, 127 prej tyre mes tre shtyllave dhe kanë shënuar vetëm 40 gola, 30 në La Liga dhe 10 në Champions. Prandaj, duke marrë numërimin global si referencë, kjo jep një shkallë suksesi prej 11%. Nëse shikojmë vetëm topat që kaluan në kuadrat, ai rritet në 31%. Një vlerë shumë e ulët duke marrë parasysh cilësinë e lojtarëve sulmues që Barcelona ka në përbërje.

Katalanasit duhet të gjenerojnë 8.5 mundësi për të festuar një gol. Nga ana tjetër, po të kemi parasysh topat që shkojnë në portë, ata shënojnë çdo të tretën mundësi që krijojnë. Në fakt, që nga java e shtatë, Barcelona nuk ka shënuar më shumë se dy gola në asnjë ndeshje dhe shumë prej tyre i kanë fituar me një gol diferencë.

Ndaj Gironës, Barça pati ndeshjen me më shumë shanse gjatë gjithë sezonit. Gjithsej 31 prej të cilave 11 ishin në kuadrat. Pavarësisht kësaj, nuk ishte përqindja më e keqe e efektivitetit, sepse ata përfunduan duke shënuar dy gola. Në fakt, rekordin negativ e ka kundër Seviljes ku realizuan 18 gjuajtje dhe shënuan vetëm një gol!

MESATARJA E TETË MË E KEQE – Barcelona, që nga ardhja e Ksavit, ka një mesatare prej 1.86 gola të shënuar për ndeshje.

Sipas “OPTA”-s, dhe duke marrë si referencë trajnerët që kanë udhëhequr Barçën në të paktën 20 ndeshje, golat e skuadrës kanë rënë me ish-mesfushorin. Skuadra kishte një mesatare më të mirë me Tito Vilanovën (3.14), Luis Enriken (2.96), Pep Guardiolën (2.71), Tata Martinon (2.63), Ernesto Valverde (2.51), Ronald Kumanin (2.08) dhe Frenk Rajkardin (1.95).

PANORAMASPORT.AL

You may also like