Barcelona feston në Paris, Atletico në Madrid

by admin
Spread the love

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Të mërkurën mbrëma, Barcelona e mposhti Parisin në kryeqytetin e Francës me rezultatin e ngushtë 3:2.

Kjo fitore është e rëndësishme për Barcelonën, e cila javën e ardhshme e pret në Spanjë ekipin francez.

Ousmane Dembele (48’) dhe Vitinha (51’) ishin realizatorë për PSG-në, ndërsa golat për Barcelonën i realizuan Raphinha (37’, 62’) dhe Andreas Christensen (77’).

Fitore në ndeshje e parë çerekfinale të Championsit të mërkurën mbrëma, realizoi edhe ekipi tjetër nga La Liga, Atletico Madridi. Skuadra e Atleticos triumfoi 2:1 në shtëpi kundër Borussia Dortmundit.

Rodrigo De Paul (4’) dhe Samuel Lino (32’) shënuan golat e fitores për Atleticon, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin në këtë përballje e realizoi Sebastien Haller (81’)

You may also like