Barcelona 1-1 Napoli/ Amir Rrahmani kompleton 90 minutat në ‘Camp Nou’, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Barcelona nuk ia ka dalë ta mposhtë Napolin në Camp Nou me gjithë përpjekjet maksimale për ta përmbysur rezultatin.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, Blaugranët kanë marrë notë më të lartë mesatare sesa Partenopei, pasi treguan më shumë nga loja.

Faza defensive e mysafirëve ka bërë paraqitje të mirë duke përfshirë Kalidou Koulibaly që ka notën më të lartë e Amir Rrahmani, në përjashtim të Juan Jesus, i cili e shkaktoi penalltinë.

Futbollistët vendas bënë lojë të mirë në përpjekje për ta përmbysur rezultatin, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.

Paraqitja e Amir Rrahmanit kundër Barcelonës u vlerësua me notën 6.9 nga ‘SofaScore’.

You may also like