Barça një tjetër vit në “malore’/ Katalanasit e nisin vitin e ardhshëm me minus 200 milion euro

by admin
Spread the love

Liga Spanjolle e Futbollit ka përditësuar kufijtë e pagave për për çdo klub, me nivelin e grupit të parë që u ul nga 3.052 miliardë euro në 3.022 miliardë.

Ndryshimet, në raport me vlerat e muajit shtator, justifikohen kryesisht me dështimin e klubeve spanjolle në fazën e grupeve të Champions League dhe për rrjedhojë uljen e të ardhurave të pritshme. Vetëm Reali i Madrid ka mundur të kualifikohet në fazën e 1/8-ave, kurse Barcelona dhe Sevilla përfunduan në Europa League dhe Atl. Madridi shkoi në shtëpi.

Për këtë arsye, “Los Colchoneros” e ndiejnë më shumë uljen e tavanit të pagave, pasi nga 341 milionë në vit zbresin në 315 milionë. Barcelona (tani e ka tavanin 648 milionë) dhe Sevilla (191) mund të shpenzojnë 8 milionë më pak se parashikimi shtatorin e ardhshëm. Real i Madridit është klubi që mund të shpenzojë më shumë, plot 683 milionë euro për pagat.

Barcelona, megjithatë, është në një situatë dramatike: këtë vit e rriti artificialisht nivelin e pagave falë rritjes së parashikimeve sa u përket të ardhurave. Sezonin e ardhshëm, sipas Ligës, duhet ta ulë me 200 milionë euro nivelin e shpenzimeve për paga për të mos dështuar.


Top Channel

You may also like