Barbara Dini i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin në Amerikë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

17:33 | 4 Tetor 2021

Barbara Dini i ka dhënë fund beqarisë.

Këngëtarja shqiptare Barbara Dini e cila ka hedhur pas një dhimbje shumë të madhe pas humbjes së vëllait disa vite më parë, tregohet gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private.

Por së fundmi ajo nuk i ka shpëtuar syrit të medieve. Mësohet se këngëtarja është fejuar dhe se partneri i saj është një shqiptaro-amerikan me origjinë shkodrane, i cili i ka propozuar Barbara Dinit dhe kjo e fundit i ka thënë “PO”.

Por këngëtarja ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë në medie, ndërsa në foton e profilit të “Instagram”-it ka vendosur një foto ku shfaqet duke u përqafuar me një mashkull, i cili është me kurriz dhe mendohet të jetë partneri i saj./Shqip/

You may also like