Banori i fshatit Çabër: Është jashtë normales që të mos brengosemi për sigurinë personale (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kandidati shqiptar në zgjedhjet që u anuluan për komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se në bazë të informatave që ka, deri më tani janë hequr dy barrikada, një në Zupç dhe një në vendin e quajt Uglar.

Ai, po ashtu bëri të ditur se barrikada në Zupç vazhdon të qëndroj akoma teksa shtoi se deri në pikëkalimin kufitar në Bërnjak duhet të jenë edhe një apo dy barrikada.

“Por deri më tani nuk ka ndonjë informatë se barrikada mbi Zubin Potok është hequr”, është shprehur ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për gjendjen e banorëve shqiptar në fshatin Çabër, ku tha se situata ka qenë brengosëse për sigurinë personale.

“Çdo herë që ka dhe ka pasur tensione, ne sikur jemi mësuar me këso situata të vështira dhe si banor i këtij vendi është jashtë normales që njeriu të mos brengoset për sigurinë personale pasi ne kemi këtu fëmijë, gra, pleq”, është shprehur Zeqiri, njofton Klankosova.tv.

 

You may also like