Banorët e Shkupit kanë furnizim të vazhdueshëm dhe stabil me energji termike

by admin
Spread the love

Qyteti i Shkupit ka furnizim të vazhdueshëm dhe stabil me energji termike nga ana e SHA EMV, theksoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Vasko Kovaçevski.

“Pjesën më të madhe të energjisë termike e marrim nga TE-TO, ndërsa në funksion dhe prodhim me gaz natyror janë edhe ngrohtoret Lindje dhe Perëndim menaxhuar nga SHA EMV, termocentrali Energjetika në kapacitetin tonë në Gazi Babë.

Është arritur marrëveshje edhe për bashkëpunim afarist dhe teknik me Ngrohtoren Shkup- Veri ku EMV siguron gazin natyror në mënyrë që qytetarët në këtë pjesë të Shkupit të kenë edhe energji termike”, tha Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se EMV formon kompani të reja për energji termike dhe nuk ka ndërmarrë ato ekzistuese nga BEG me çka ka vonesa në faturat për energjinë termike që i paguajnë qytetarët.

“Kjo kërkonte kohë për t’u organizuar mirë dhe të kryejmë furnizim të të gjitha resurseve të nevojshme, ndërsa në mënyrë shtesë hapëm edhe pikat e pagesës.

Qytetarët tashmë i marrin faturat për muajin tetor, ndërsa tani do t’i marrin edhe për muajin nëntor. Për shkak të vonesës në pranimin e faturave nga ana e EMV-së nuk do të paguhet interes apo shpenzime shtesë. Pasi t’i marrin faturat, qytetarët që nuk i paguajnë me kohë do të kenë shpenzime shtesë për faturat e papaguara”, ka thënë Kovaçevski.

Në fazë përfundimtare siç tha është edhe mundësia e pagesës elektronike të faturave dhe theksoi se gjatë sezonit të ngrohjes nuk do të ketë ndryshim në çmimin e faturave të ngrohjes.

Për nevojat e ngrohjes në Shkup është siguruar gaz natyror deri më 15 janar, ndërsa së shpejti do të shpallet tender për furnizim të gazit për periudhën janar-prill.

Për këtë, siç theksoi janë njoftuar që 36 tregtarët e regjistruar për atë aktivitet.

Ata do të kenë mundësinë të ofrojnë çmimet për furnizime sipas muajit ose për katër muajt përnjëherë.

You may also like