» Banorë të rinj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kush janë VIP-at që u bënë pjesë e Big Brother

by admin
Spread the love

Dy banorë të rinj tashmë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Françeska Murati dhe Endrik Beba janë dy VIP-at që hynë sot në Big Brother.

Françeska është “Miss London 2023”, e njohur për karrierën e saj të modelingut në Britaninë e Madhe.

Nga ana tjetër, Endrik është një këngëtar jo i panjohur për ata, përkatësisht për Sarën.

Ai është ish i dashuri i Sara Gjordenit, por tashmë do të jetë banor.

Pas hyrjes në shtëpi takimi mes tyre ishte i ftohtë, teksa shihej qartë mimikat që banorja bëri.

Por përpara se të hynin në living atyre iu kërkua nga moderatori Ledion Liço, që të zgjidhnin një nga krevatet që dëshironin për të fjetur.

Françeska vendosi t’i marrë shtratin Rikes, gjë që nuk u prit aspak mirë nga banorja.

Nga ana tjetër Endriku vendosi të mos bëjë “armiq” që në fillim, pasi zgjodhi nje shtrat që ishte bosh./Top Channel

360grade.al

You may also like