Bankierja dërgon në polici mbi 7 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara – Shqip

by admin
Spread the love

Një punonjëse e bankës në Podujevë ka dërguar në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas bankieres, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare, transmeton Klan Kosova.

“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

You may also like