Bamir Topi paralajmëron: Çfarë pritet nga përplasja e Bashës dhe Berishës

by admin
Spread the love

Për Bamir Topin, lufta e hapur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të nxjerrë në dritë shumë gjëra të pathëna më herët.

Ish-presidenti u shpreh se vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar demokrat ishte i detyruar nga presioni i SHBA-së.

Deklarata e Topit:

“Unë besoj që përtej kësaj përplasje do të dalin shumë gjëra të tjera. Dalim në rregullin klasik matematikor. Këto janë veprime brenda kllapës. Kur situata është e mjerë, faktorizohesh. Kur ka negativitete, përplasje, defaktorizohesh. Këtu problem më i madh sot është pushteti i radhës i Edi Ramës. Askush nuk flet për këtë punë. Unë e prisja që Rama të kishte këtë rezultat në 2021, e njihja terrenin, forcën e pushtetit të Ramës, aftësitë për të modifikuar rezultatin në favor të pushtetit të tij.”-tha Topi.

You may also like