Ballkani vazhdon marshimin drejt titullit, Llapi fitore për Europën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit që mbyllën javën e 29-të të Superligës së Kosovës me Ballkanin që vazhdon marshimin drejt titullit. Ekipi i Ilir Dajës arriti një fitore në shtëpi përballë Prishtinës.

Kanë mjaftuar dy golat e pjesës së parë që Ballkani të merrte tre pikë të rëndësishme. Ishte Baftiu ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, përpara se Krasniqi të çonte ekipet në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dyfishtë të Ballkanit. Në këto shifra u mbyll edhe takimi.

Sakaq, në sfidën tjetër, Llapi mposhti Dritën në një ndeshje direkte për një vend në kupat e Europës. Mjaftoi një autogol i Balde që vendasit të fitonin minimalisht me rezultatin 1-0 në këtë takim.

Kështu Ballkani ngjitet në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, ndërsa Llapi i vendit të katërt tashmë është vetëm pesë pikë larg Dritës së vendit të tretë. /oversport.tv

BKT Superliga e Kosovës – Java 29
Ballkani-Prishtina 2-0
Shënues:
Baftiu 35’, Krasniqi 41’

Llapi-Drita 1-0
Shënues:
Balde (autogol) 11’

Foto: K.F. Llapi, Facebook

You may also like