Ballkani shkruan histori në Europë, fati nuk i buzëqesh Shkëndijës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ballkani ka shkruar historinë në Kupat e Europës pasi është kualifiluar në fazën “play off”. Ekipi i Ilir Dajës ka arritur të kualifikohet falë 11-metërshave ku u treguan më të saktë, ndërsa minutat e rregullta e më pas koha shtesë përfundoi me rezultatin 2-1.

Në fazën e fundit kualifiluese Ballkani do të përballet me një tjetër ekip shqiptar, Shkupin. Këta të fundit u skualifikuan nga Europa League dhe tashmë do të vihen përballë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Nuk ka pasur të njëjtin fat Shkëndija që u eliminua me 11-metërsha. Ekipi i AIK u trrgua më i saktë nga pika e bardhë, ndërsa rezultati i kohës së rregullt përfundoi 1-1. /oversport.tv

You may also like