Ballkani Perëndimor në rrezik nga Kremlini – Shqip

by admin
Spread the love

“REPUBLIKA SRPSKA DHE VERIU I KOSOVËS PIKA TË NDJESHME NË RAJON”

Rreziku që vin nga Kremlini, jashtë Ukrainës, është për Ballkanin Perëndimor ku ka pika të ndjeshme në arqitekturën evropiane të sigurisë – paralajmëroi Presidenti Stevo Pendarovski. Mesazhi I tij është që duhet patur shumë kujdes si aleatë të NATO-s, si vende anëtare të BE-së dhe kandidatë për anëtarësim në union.

“Unë konsideroj se nëse Rusia përpiqet të shpërqëndrojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina, që është fusha kryesore e propagandës, rajoni i Ballkanit Perëndimor është më i prirur për këtë se rajoni i Baltikut. Kështu që duhet të kujdesemi për këtë, sepse më duket se pika e ndjeshme në arkitekturën e përgjithshme të sigurisë evropiane, pikërisht tani, përveç Ukrainës dhe rrezikut që vjen nga Kremlini, në këtë drejtim është Ballkani Perëndimor” – deklaroi Pendarovski.

I pyetur për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimot, Presidenti Pendarovski tha se rajoni ka dy pika të brishta – Republikën Srpska dhe veriun e Republikës së Kosovës.

“Në të vërtetë, gjatë viteve të kaluara propaganda ruse, lajmet e rrejshme, propaganda politike, sulmet kibernetike dhe të ngjajshme nuk janë intensifikuar, sepse regjimi i Putinit është plotësisht i preokupuar me luftën në Ukrainë, por disa prej tyre që nuk janë shumë të lumtur me marrëveshjet e paqes të arritura në vitet e 90-ta e kryejnë pjesën tjetër të detyrës dhe kohë pas kohe provokojnë me retorikë inflamatore për të shkaktuar shqetësime në këto dy vende” – deklaroi Pendarovski.

Këto komente Presidenti Stevo Pendarovski, I bëri në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka mbajtur fjalim në panelin “Në mbrojtje të Evropës” ku janë prononcuar edhe Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda, I Lituanisë – Gitanas Nauseda, Ministri I Jashtëm I Spanjës – Hoze Manuel Alvarez Bueno dhe liderja e forcave Demokratike të Bjellorusisë – Svetlana Tihanovskaja. /KlanMacedonia/

You may also like