Ballkani me tre kryeministra shqiptar? Rrëzohet qeveria e Malit të Zi, Abazoviç mund të jetë kryeministri i ri

by admin
Spread the love

Qeveria e Zdravko Krivokapiçit ka rënë pas votave në Kuvendin e Malit të Zi. Mocioni i mosbesimit u votua nga 54 deputetë, nga të cilët 43 dolën pro dhe 11 kundër.

Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviç që pritet ta formojë qeverinë e pakicës.

Pro një qeveri të pakicave, siç e propozoi Abazoviç, u deklarua deputeti shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se janë pro këtij propozimi.

Politikani shqiptar Dritan Abazoviç në bashkëpunim me kryeministrin Zdravko Krivokapiç, qeverisën bashkë rreth 1 vjet e 2 muaj.

You may also like