Ballkani fiton me rezultat të ngushtë kundër skuadrës së njohur sllovake

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ballkani i Theradës është duke qëndruar në Turqi për fazën përgatitore para fillimit të edicionit pranveror në BKT Superligë.

Skuadra kosovare ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë miqësore në tokën turke, ku është përballur me sllovakët e Ruzemberok.

Ekipi i drejtuar nga trajneri shqiptar Ilir Daja ka fituar këtë test miqësor me rezultat të ngushtë 2-1.

Sllovakët kaluan në epërsi me golin e Kochan në minutën e 20-të, që shënoi nga penalltia.

Në minutën e 31-të, suharekasit barazuan rezultatin në 1-1 kur realizoi Albion Rrahmani.

E golin e fitores për Ballkanin e shënoi Nazmi Gripshi pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e dytë e Ballkanit në fë fazën përgatitore që po e zhvillon në Turqi, derisa kanë edhe një barazim.

You may also like