Balla e pyeti a ka hetime për Berishën, kreu i SPAK ia mbyll gojën: E keni të shkruar në ligjin që e keni votuar vetë

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me fokus luftën kundër korrupsionit Taulant Balla ka pyetur nëse ka hetime ndaj Sali Berishës, apo Ilir Metës, kreu i SPAK Arben Kraja, iu kundër përgjigj se ia ndalon ligji që të flasë për çështje që mund të jenë në hetim.

Kraja i kujtoi Ballës se kjo është e shkruar në ligjin që vetë socialistët kanë votuar.

“Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin.”-shprehet ai.

You may also like