Bajram Begaj: I kërkova Papa Françeskut të njohë pavarësinë e Kosovës

by admin
Spread the love

Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Vatikan, ka dhënë një intervistë për ‘Il Tempo’, ku ka rrëfyer se ka kërkuar nga Papa Françesku që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kreu i Shtetit shqiptar, ka theksuar se kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialogun Prishtinë-Beograd, që po udhëhiqet nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit.

Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- është shprehur Presidenti Begaj.

Sipas tij, dialogu po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta.

Presidenti shqiptar informoi se ftoi Papën të vizitojë sërish Shqipërinë vitin e ardhshëm, kohë kur do të nisë zyrtarisht në Tiranë procesi i punës për ndërtimin e shenjtërores së Santa Terezës.

You may also like