Bajer Leverkuseni është “mbreti” i golave në Europë, mund Sitin dhe Bajernin

by admin
Spread the love

M arshimi i Bajer Leverkusen në pjesën e parë të sezonit ka “hipnotizuar” këdo, aq sa të besohet se “aspirinat” e Ksabi Alonsos do të kurorëzohen në Bundesligë pas dominimit bavarez prej 11 vitesh radhazi. Për t’ia shtuar palmaresit të arritjeve ekipore përgjatë vitit 2023, Leverkuseni mban “kurorën” edhe si klubi me mesataren më të lartë në gola.

STATISTIKA-Kryesuesit e Bundesligës numërojnë 127 gola në harkun e 52 prezencave në vitin që lamë pas, e cila përllogarit të gjitha garat ku “aspirinat” kanë zbritur në fushën e blertë si në kampionat, Kupën e Gjermanisë, Europa Ligë (faza me eliminim) dhe Konferencë Ligë. Nëse i referohemi mesatares, konkretizohet në 2.44 gola për ndeshje, duke lënë në vendin e dytë gjigantët e Mançester Sitit, ndonëse këta të fundit kanë në gjirin e tyre “bishën” norvegjeze Erling Haland.

RIVALËT-Triumfuesit e Champions-it krenohen me numrit më të lartë të finalizimeve, por raporti i ndeshjeve me golat i dërgon në pozitën e “nënkampionit” në këtë kategori (2.41 gola). Bajerni i Mynihut mbyll shkallën më të ulët të “podiumit”. Rekordmenët bavarezë kanë arkëtuar 118 gola në të gjitha garat e vitit 2023, ndërsa shifra mund të kishte shkuar më lartë, nëse i referohemi prezencave (49).

assdaddadadsa Dominanca e klubeve gjermane vazhdon me Borusian e Dortmundit. PSG-ja nuk shkon dot më tepër se vendi i 5- të, megjithëse mbi Liverpulin. Real Madrid identifikon i vetëm kampin e skuadrave spanjolle, çka bën të dukshme mungesën e Barcelonës apo Atletikos së Madridit. Arsenali, Interi dhe Fiorentina mbyllin top 10-shen e klasifikimit.

Edhe pse Napoli dhuroi paraqitje fenomenale në ciklin që hodhëm pas krahëve, e përkthyer me titullin kampion në Seria A dhe fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve, sërish rezultoi e pamjaftueshme në spektrin e golave.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like