Bagazhi politik i ministrave të propozuar nga ASH-ja – Shqip

by admin
Spread the love

MINISTRI I SHËNDETËSISË NEUROLOG, I INFORMATOKËS PROFESOR UNIVERSITAR

Kush janë emrat e propozur për ministra dhe zëvënës ministra nga Aleanca për Shqiptarët. Emrat e propozuar janë kryesisht aktivist dhe përkrahës të kësaj partie. Ministër të Shëndetësisë Aleanca për Shqiptarët ka propozuar Fatmir Mexhitin. Ai është mjek specialist në neurologji. Në vitin 2017 kur Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, Mexhiti ka qenë këshilltar i tij. Nga viti 2015 është Neurolog pranë ISHP QU për neurologji Shkup.

Azir Aliu u propozua të jetë Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike i cili aktualisht është i punësuar si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë. Aliu ka qenë drejtori i parë dhe iniciator i parkut të parë teknologjik SEEUTechPark në Tetovë.

Aleanca për Shqiptarët ka propozuar Krenar Llogën që të jetë ministër i Drejtësis. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë pozitat:

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë Financiare (2007); Këshilltar Ligjor në Komunën e Tetovës (2010); Shef kabineti dhe këshilltar për çështje juridike dhe Sekretar i Përgjithshëm në Komunën e Strugës.

Tiron Jajaga, Kandidat për Zëvendës Ministër i Mbrojtjes ka mbi 10 vite përvojë pune në sektorin publik. Kohë të gjatë punon në sektore të ndryshme pranë ministrisë së Mbrojtjes, gjëgjësisht nga 2019 është Jurist për Çështje Ndërkombëtare në Sektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vjollcë Berisha, Kandidate për Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është ligjëruese universitare me përvojë 17 vjeçare në botën akademike dhe 14 vite angazhim aktiv në politikë. Nga 2006 është Pedagoge në Universitetin e Tetovës, në Departamentin e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Të gjithë emrat e propozuar janë përkrahës të kahmotshëm të Aleancës për Shqiptarët. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

TI RAPORTON!

You may also like