Babai i futbollistit shqiptar merr hak për djalin, hyn në fushë dhe godet kundërshtarin

by admin
Spread the love

Shqiptarët janë të prirur që të rrëmbejnë skenën me skandale, gjë e cila ka ndodhur edhe sot në futbollin italian.

Ajo që ndodhi pas vërshëllimës së fundit  në takimin Çesena-Olbia 1:0, në ndeshjen e javës së 20-të të grupit B të Serisë C, ishte absurde.

Ndeshja u vendosur nga goli i Korazas në minutën e 19-të, por përjetoi një finale të tensionuar kur babai i Kristian Shpendit, sulmuesit të Çezens, hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sard Filipo Rinaldi.

Shpendi mbërrin me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedojnë pas ndeshjes. Në atë moment ai bie në kontakt me Rinaldin dhe e godet me të djathtën në fytyrë.

Agresori  u ndal menjëherë nga Rikardo Kiarelo, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Çezenas. Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e Çezenas që u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull. Mediat italiane raportojnë se presin raportin e arbitrit dhe verdiktin e gjyqtarit sportiv, pasi Çezena rrezikon skualifikimin nga fusha.

Kristian Shepni dhe vëllai i tij Binjak Stiven Shpendi që luan te Empoli janë pjesëtarë të ekipit Kombëtar shqiptar U-21 dhe kandidatë për kombëtaren që drejtohet nga Silvinjo.

You may also like