Babai i Britney Spears kërkon sërish para prej saj, dokumentet në gjykatë

by admin
Spread the love

James Spears, babai i yllit të muzikës pop, Britney Spears, ka paraqitur dokumente në gjykatë që pasuria e vajzës së tij të vazhdojë të paguajë për tarifat e tij ligjore, pavarësisht se ai ishte pezulluar nga kujdestaria e saj në shtator.
Spears kërkoi “konfirmimin, autorizimin dhe drejtimin” e gjykatës për të detyruar Britney-n të paguajë procedurat në lidhje në lidhje me mbylljen e konservatorit.
Ndërkohë, “Spears mori shumë miliona dollarë nga Britney si konservatore, ndërsa pagoi avokatët e tij miliona të tjera, të gjitha nga puna e të bijës dhe paratë e fituara me mund”, tha avokati i 40-vjeçares Britney, Matthew Rosengart në një deklaratë për media.
“Në rrethanat, peticioni i tij nuk është vetëm ligjërisht i pavlerë, por është i neveritshëm. Britney dëshmoi për dhimbjen që i shkaktoi babai i saj dhe kjo vetëm sa e shton atë. Kjo nuk është ajo që bën një baba që e do vajzën e tij”, ka thënë avokati.
Spears u detyrua të paguante faturat ligjore të babait të saj për kohëzgjatjen e konservatorit 13-vjeçar duke kontrolluar pothuajse çdo aspekt të jetës së saj, që do të thotë se ajo u vu në pozitën të paguante për të dyja anët e betejës së saj për t’u çliruar./revistawho.com

You may also like