Baba në moshën 23-vjeçare, Liam Payne rrëfen arsyen e ndarjes nga Cheryl

by admin
Spread the love

Liam Payne ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me Cheryl Tweedy, ku tha se problemet mes tyre nisën pas ardhjes në jetë të djalit, Bear Grey Payne në vitin 2017.

“Ajo është nëna më e mirë në botë. S’mund të gjeja dikë më të mirë. Unë dërgoj djalin tim 1 ose 2 herë në javë në shkollë. Marrëdhënia që kemi si miq është rritur akoma më shumë. U ndanë për një arsye dhe e di që është kujdesur për djalin tonë”, tregoi 28-vjeçari.

Liam Payne tregoi se ishte e vështirë për të bëhej baba në moshën 23-vjeçare.

Më pëlqen të flas me baballarë të tjerë që janë të rinj. Ju nuk e dini çfarë ju pret në të ardhmen. Dhe të jem i sinqertë me ju, ardhja e tij në jetë prishi marrëdhënien tonë, por për disa arsye të mira. Unë isha shumë i emocionuar që do bëhesha baba dhe shqetësohesha nëse do e doja mjaftueshëm”, tha këngëtari.


You may also like