Azilkërkimi në BE në një muaj, tregues pa shqiptarë – Shqip

by admin
Spread the love

Kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare (azil) në vendet e Bashkimit Evropian në korrik të këtij viti kanë paraqitur 80.665 persona që nuk janë shtetas të BE-së, që është një rritje prej 20 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Siç njofton Eurostat, grupi më i madh i azilkërkuesve përbëhet nga sirianë (14,825), të ndjekur nga afganët (8,105), turqit (5,905), venezuelianët (4,950) dhe kolumbianët (4,600).

Gjermania, Spanja dhe Franca morën 59 për qind të të gjithë azilkërkuesve për herë të parë.

Ngjashëm me muajt e mëparshëm, në korrik Gjermania (25,105), Spanja (11,945) dhe Franca (10,605) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikantëve për azil, që përbën 59 për qind të të gjithë atyre që kërkojnë azil për herë të parë në BE.

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së, sipas të dhënave nga 1 janari 2023, shkalla më e lartë e aplikantëve të regjistruar në korrik është në Qipro (99.7 aplikantë për 100,000 njerëz).

Norma më e ulët është shënuar në Hungari, ku nuk ka pasur pretendime.

Kur bëhet fjalë për të miturit e pashoqëruar, në korrik 3790 prej tyre kërkuan azil në BE për herë të parë dhe vinin kryesisht nga Afganistani (1205) dhe Siria (1190).

Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në korrik ishin Gjermania (1065), Austria (755), Holanda (575) dhe Bullgaria (470). /tesheshi.com/

You may also like