Avokatja e popullit në Ukrainë: Në varrin masiv në Bucha mund të jenë deri në 300 trupa

by admin
Spread the love

Avokatja e Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova, ka thënë se në një varr masiv pranë një kishe në qytetin e Bucha mund të jenë 150-300.

Në një postim në internet, zonja Denisova tha se trupat e civilëve të vdekur po mblidheshin nga forcat e rendit.

Megjithatë, ajo nuk tha se si autoritetet kishin arritur vlerësimin e numrit të viktimave në varrezat masive.

“Aktualisht trupat e të vdekurve po mblidhen nga forcat e rendit për të kryer ekzaminimet e nevojshme”.

Komentet vijnë pasi u shfaqën imazhe të civilëve ukrainas të shtrirë të vdekur në rrugët e Buchas, me banorët që thonë se viktimat u vranë nga ushtarët rusë pa ndonjë provokim.

Ndryshe nga provat në rritje, Moska ka këmbëngulur se forcat e saj janë të pafajshme për vrasjet që kanë shkaktuar pretendime për krime lufte.

Rruga Press

You may also like