Avioni presidencial i Turqisë dërgon ilaçe dhe furnizime mjekësore për Gazën – Shqip

by admin
Spread the love

Një avion presidencial turk, i ngarkuar me ilaçe dhe furnizime mjekësore me destinacion Rripin e Gazës, është nisur për në kryeqytetin e Egjiptit Kajro, raporton Anadolu.

Një grup prej 20 profesionistësh të kujdesit shëndetësor janë gjithashtu në bordin e avionit që u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë në orën 10:45 të mëngjesit me kohën lokale (0745 GMT).

Ky ekip, i cili përfshin mjekë, do të kryejë studime fizibiliteti për spitalet në terren që do të krijohen në aeroportin El-Arish të Egjiptit në Gadishullin Sinai dhe në pikën kufitare Rafah si pjesë e planifikimit në bashkëpunim me Ministrin egjiptian të Shëndetësisë.

“Aeroplani ynë është nisur për në Gaza me ndihma. Aeroplani presidencial, i ngarkuar me ilaçe dhe pajisje mjekësore, dhe me 20 mjekë ekspertë, tani është në rrugë nga Ankaraja për në Egjipt”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në rrjetin social “X”. Një avion presidencial turk, i ngarkuar me ilaçe dhe furnizime mjekësore me destinacion Rripin e Gazës, është nisur për në kryeqytetin e Egjiptit Kajro, raporton Anadolu.

Një grup prej 20 profesionistësh të kujdesit shëndetësor janë gjithashtu në bordin e avionit që u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë në orën 10:45 të mëngjesit me kohën lokale (0745 GMT).

Ky ekip, i cili përfshin mjekë, do të kryejë studime fizibiliteti për spitalet në terren që do të krijohen në aeroportin El-Arish të Egjiptit në Gadishullin Sinai dhe në pikën kufitare Rafah si pjesë e planifikimit në bashkëpunim me Ministrin egjiptian të Shëndetësisë.

“Aeroplani ynë është nisur për në Gaza me ndihma. Aeroplani presidencial, i ngarkuar me ilaçe dhe pajisje mjekësore, dhe me 20 mjekë ekspertë, tani është në rrugë nga Ankaraja për në Egjipt”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në rrjetin social “X”.

You may also like