Avioni ngrihet nga Londra në 5000m lartësi para se të kuptohej se nuk kishte xhama në dy dritare (fotot)

by admin
Spread the love

Mediat bitanike raportonin sot për një incident në aeroportin Stansted pranë Londrës, ku një avion ishte ngritur ne rreth 5000 metra lartësi para se të kuptohej se mungonin xhamat në dy dritare të tij.

Avioni i tipit Airbus A321 u detyrua të rikthehej në aeroport pasi një anëtar i ekuipazhit zbuloi të papriturën që mund të kishte kushtuar shumë më shtrenjt per pasagjeret e stafin.

Inspektimi i mëpasshëm i kabinës së pasagjerëve zbuloi se dy xhama të dritareve mungonin dhe dy të tjera ishin të zhvendosura.

Në vend të një prej xhamave në një prej dritareve ishte vendosur një copë plastikë kozmetike që ndalonte që pasagjerët të preknin pjesën e jashtme.

Avioni në fjalë operohej nga linjat amerikane Titan Airways, sipas rrjetit britanik Metro.

Incidenti raportohet se kishte ndodhur pasi mjeti ishte përdorur për filmime në tokë, ku mes të tjerave ishin përdorur drita të fuqishme për të simuluar një perëndim dielli në anë të avionit.

Linjat thanë se avioni duhet të qëndronte të paktën 10 metra larg dritave ndriçuese, por ato ishin vendosur në gjashtë metra distancë dhe mesa duket kanë dëmtuar dritaret.

Nuk bëhej e ditur se për çfarë ishin filmimet.

Pas ngritjes një asistent fluturimi kishte shkuar të kontrollonte sinjalin e një rripi sigurimi dhe pa dritaren me xhamin e rrëzuar.

Avioni u kthye në aeroportin e Stansted, ku raportohet se u ul në mënyrë të rregullt.

Ekzaminimet treguan se materiali i shkumës që mban në vend xhamat kishte shkrirë gjatë nxehtësisë së ndriçimit, ndërsa dritaret ishin deformuar dhe tkurrur.

Linjat Titan Airways e operatorët TCS World Travel nuk i janë përgjigjur ende interesit të mediave për informacione.


Top Channel

You may also like