“Aventura” e re e Da Silva, braziliani nënshkruan me ekipin nga Uzbekistani

by admin
Spread the love

Më pak se 1 muaj pas largimit nga “Demat e Kuq” të Partizanit, sulmuesi brazilian, Victor da Silva është prezantuar tek ekipi i tij më i ri, teksa ashtu siç u përfol edhe në media, ish-“fantazisti”, tashmë 29-vjeçar ka firmosur me ekipin nga Uzbekistani, FC Nasaf Qarshi, ekip i cili aktualisht ndodhet në vendin e 2-të të kampionatit vendas, 5 pikë larg vendit të parë.

Përsa i përket kontratës personale, Victor da Silva ka nënshkruar me klubin nga Uzbeskistani, një marrëveshje, që vlen deri më 31 dhjetor të vitit 2024, nga e cila sipas raportimeve më të fundit të mediave thuhet se do të përfitojë shifrën e majme të 200 mijë eurove.

Ndërkaq, përsa i përket të kaluarës së lojtarit, Da Silva e mbylli përvojën në Shqipëri pas tri sezonesh e gjysmë, periudhë gjatë së cilës shënoi 29 gola dhe dha 17 asiste, në 98 sfidat e zhvilluara me “Kuqeblutë” e Vllaznisë dhe “Demat e Kuq” të Partizanit, me të cilat fitoi 2 kupa të Shqipërisë, me “shkodranët” dhe 1 herë kampionat me kryeqytetasit. /i.m /abcnews.al

You may also like