Autoritetet taksore në Kanada arrijnë marrëveshjen me 35,000 punonjës grevistë (fotot)

by admin
Spread the love

Autoritetet taksore të Kanadasë kanë arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e 35 000 punonjësve grevistë të sektorit publik, duke i dhënë fund ndalimit dy-javor të punës, në një prej konflikteve sindikale më të mëdha në historinë e vendit.

Në deklaratën e sotme , sindikata kanadeze e sektorit publik PSAC tha se kishte siguruar “një kontratë të drejtë për anëtarët e saj, që kalonte ofertën e mëparshme të punëdhënësve para nisjes së grevës muajin që shkoi”.

Marrëveshja e arritur me autoritetet taksore “siguron rritje të rrogave përtej atyre të ofruara nga negociatorët federalë”, njoftonte sindikata, si dhe kushte mbrojtjeje ndaj largimeve nga puna, përmirësim në orët e punës, kushtet e punës në distancë dhe vjetërsinë në punë.

Më shumë se 35,000 punonjës taksore kishin lënë punën më 19 prill, së bashku me mijëra të tjerë në sektorët federalë, duke arritur në një të tretën e stafit të sektorit publik në Kanada.

Ata thanë se ishte kaluar limiti në shumë vendndodhje të shtetit në lidhje me kostot e jetesës dhe kushtet e punës në distancë.

Autoritetet thanë se marrëveshja katër-vjeçare e arritur përfshin ngritje të rrogës me 11.5 përqind për katër vjet, me efekt retroaktiv prej vitit 2021, për rreth 40 000 punonjës, si dhe me një pagesë në dorë prej $1,800 (2,500 dollarë kanadezë).


Top Channel

You may also like