Autopsia e Jeton Temajt doli vetëm pas 4 muajsh, kjo e shtyu procesin gjyqësor (VIDEO)

by admin
Spread the love

Është muaji i dhjetë që nga rasti i vdekjes së Jeton Temajt dhe vetëm tani organet e rendit kanë nisur hetimet intensive për të zbuluar të vërteten e vdekjes së 22-vjeçarit.

Prokuroria Themelore në Pejë thotë se gjendet në një fazë të ndjeshme të trajtimit të rastit që ndodhi në fundmajin e 2022-shit.

Shkodran Nikçi, zyrtar për media në Prokurorinë e Pejës, ka theksuar se janë duke u intervistuar dëshmitarët, duke ritheksuar se ky institucion ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që janë të domosdoshme për të zbardhur rastin.

Nikçi ka theksuar se pavarësisht ndjeshmërisë së hetimeve, Prokuroria Themelore në Pejë është e hapur që familjen e Jeton Temajt ta mbajë të informuar për çdo gjë. Hetimet kanë nisur vetëm tani për faktin se Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë iu deshën 4 muaj për të nxjerrë raportin përfundimtar të autopsisë.

Raporti ishte i qartë për faktin se konkluzionet arrinin në përfundimin se vdekja e 22-vjeçarit nuk ishte nga rrëzimi, por konsiderohet si vdekje e dhunshme.

Vonesa e këtij raporti, sipas avokatit të familjes Temaj, ishte shkaktari kryesor në vonimin e drejtësisë në këtë rast.

Madje, sipas Xhemajl Ademajt, kjo vonesë mund të ketë qenë e qëllimshme dhe se një gjë e tillë mund t’i kushtojë shumë drejtësisë.

Ademaj ka theksuar se pas intervistimit të dëshmitarëve, do të kërkojë edhe ekspertizë të detajuar për faktin se plagët që i ka pasur viktima nuk përputhen me lartësinë e rrëzimit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like