Autokomanda dhe Reçica e Madhe në qendër të vëmendjes – Shqip

by admin
Spread the love

Takohen: Skopje – Besa dhe Arsimi – Pelisteri

Java e nëntë e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë sjell dy përballje mjaftë interesante që mund të ndikojnë rrjedhën e mëtutjeshme në renditjen e tabelës në ligën e dytë. Ndeshje më interesante padyshim se do të zhvillohet në Lagjen e Autkomandës në Shkup , aty ku do të përballen ish anëtar i i Ligës së Parë Skopje dhe lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit. Stadiumi “hekurana” vërtet është një terren mjaft i “nxehtë” kur janë pyetje ndeshjet derbi edhe pse në bazë të rezultateve dhe formës aktuale ekipi Besa konsiderohet favorit.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, në veçanti për ekipin tonë që synon të mbajë pozitën e parë. Ne të gjithë dimë se çfarë skuadra është Skopje, edhe pse në fillim të këtij sezoni është në krizë të rezultateve, por dua të them se kjo skuadër është paparashikueshme. Por neve kemi llogarit tona, e dimë se çka kërkohet nga ne dhe ajo që mund të premtoj është se do të japim më të mirën nga vetja jonë për të arritur deri te qëllimi. Jam optimist se nga Autkomanda do të kthehemi me tri pikë” deklaroi Izair Emini njëri nga futbollistët më me përvojë në formacionin e KF Besa të Dobërdollit.

Një ndeshje po aq e rëndësishme si ajo në Autokomandë do të zhvillohet në stadiumin e Reçicës së Madhe, aty ku do të përballen Arsimi i Çegranit dhe Pelisterit i Manastirit njëra nga skuadrat pretendente për kreun e tabelës në ligën e dytë. Ekipi i Arsimit pas tetë xhirove të zhvilluara mbanë pozitën e 11-të me 9 pikë , por kjo në asnjë moment nuk e favorizon Pelisterin që aktualisht mbanë pozitën e dytë me 17 pikë. Trajneri i skuadrës nga Çegrani, Vildan Saliu, për ndeshjen e sotme kundër Pelisterit, deklaroi:

“Sot, kundër ekipit të Pelisterit, na pret një ndeshje e vështirë, por jo e pa mundur. Pauza dy javore na ka shërbye për të analizuar punën e ekipit eliminimin e disa gabimeve që janë shfaqur në ndeshjet e kaluara. Gjithashtu kemi analizuar edhe lojën e kundërshtarit të sotëm. Atmosfera në ekip është në nivelin e duhur , jemi të motivuar dhe shpresoj se me angazhim maksimal dhe disiplinë në lojë shpresojmë të ia dalim ti gëzojmë tifozët tanë me një rezultat pozitiv. Fitorja do të kishte vlerën edhe më të madhe kur dihet se luajmë kundër një skuadre që ka përvojë të madhe dhe është pretendente që sërish të kthehet në elitën e futbollit. Unë i besoj ekipit tim dhe shpresoj në një fitore me vlerë të madhe” deklaroi trajneri Vildan Saliu

Në ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e dytë takohen: Arsimi – Pelisteri, Detonit Plaçkovica – Osogova, FK Skopje – Besa 1976, Kamenica Sasa – Bellasica, Karaormani – Bashkimi, Kozhufi – Pobeda, Novaci – Ohri dhe Vardar Negotinë – Teteksi.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot, me fillim në orën 14:00.

You may also like