Australia shton fuqitë e policisë kundër pedofilëve, mes thirrjeve publike për kastrim kimik (fotot)

by admin
Spread the love

Policia në Australi do të lejohet të hyjë në banesën e të dënuarve për krime seksuale për të kontrolluar aparatet e tyre dixhitale, sipas ligjeve të reja të shtetit të Queensland.

Shtimi i masave për të ndaluar kriminelët serialë të këtyre krimeve vjen pas thirrjeve publike për kastrimin e tyre, si një masë për të ndaluar sjelljen monstruoze.

Policia e Queensland tha se ligjet e reja do të ndihmojnë të demaskojnë pedofilët që po kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyra të reja për të fshehur krimet e tyre.

Kreu i policisë Denzil Clark, tha:

“Për moment fuqia e shtuar për të hyrë në banesë jepet në lidhje me të dhënat personale të shkelësit, dhe bëhet në formën e kontrollit të mjeteve elektronike”.

Ministri vendas i policisë tha se autoritetet kanë punuar në identifikimin e teknikave të reja të maniakeve të sëmurë, për të shënjestruar fëmijët.

“Ekzistojnë programe anonimati, siç janë ‘virtual private networks’ (VPN) ose aplikacione të fshehura që ndihmojnë këta predatorë të mbeten thuajse të padukshëm gjatë aktivitetit online,” tha ai.

Shtimi i krimeve seksuale ka nxitur thirrje të shumta publike për regjistrin publik të sulmuesve seksualë por dhe masa më drastike si kastrimi i tyre me kimikate.

Para zgjedhjeve të fundit federal kryetarja e partisë ‘May One Nation’, Pauline Hanson bënte thirrje për kastrimin kimik të pedofilëve, si dhe për dënime më të ashpra për sulmuesit seksualë në përgjithësi.

“Mbështes kastrimin kimik dhe dënime më të ashpra për pedofilët, si dhe ngritjen e regjistrit kombëtar për sulmuesit seksualë,” tha ajo për rrjetin Daily Mail Australia.

“Njerëzit shqetësohen për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe duan dënime më të rënda për pedofilët e dënuar”.


Top Channel

You may also like