Augsburgu i shkakton humbjen e parë Bayernit, Dortmundi fiton derbin ndaj Schalkes

by admin
Spread the love

Bayerni vazhdon të kalojë një periudhë jo të mirë në Bundesliga ku tashmë ka 4 ndeshje pa fituar. Bavarezët u mposhtën sot minimalisht me rezultatin 1-0 nga Augsburgu në transfertë.

Dortmundi kryesues ndërkohë ka fituar derbin përballë Schalkes me rezultatin minimal 1-0. Ishte goli i Moukoko që vendosin fatin e këtij takimi. Fitore ka arritur edhe Eintrachti i Frankfurtit në transfertë përballë Stuttgart.

Dueli midis Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen ka përfunduar barazim me rezultatin 1-1. Kështu pas shtatë javësh, Dortmund udhëheq kampionatin me 15 pikë, ndërsa Bayerni i Mynihut renditet në vendin e katërt me dy pikë më pak. /oversport.tv

Foto: FC Augsburg, Twitter

You may also like