Aubameyang: Largimi pa një lamtumirë, dhemb…

by admin
Spread the love

Nënshkrimi i Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona ende nuk është mbyllur zyrtarisht, megjithëse klubi anglez ka postuar në faqen e tij njoftimin për largimin e sulmuesit nga Gaboni. Pas videos së Arsenalit, sulmuesi ka postuar disa fjalë në llogarinë e tij në Instagram për fansat e “Topçinjve”.

“Faleminderit që e bëtë Londrën një shtëpi për mua dhe familjen time për katër vitet e fundit. Kemi kaluar ulje-ngritje së bashku dhe mbështetja juaj ka pasur shumë kuptim për mua. Të kisha mundësinë për të fituar trofe dhe nderin për të mbajtur shiritin e kapitenit në një klub si ky ja qenë diçka që unë do ta mbaj gjithmonë në zemrën time”, e nisi mesazhin Aubameyang, i cili thekson më tej se do të kishte dashur një lamtumirë më “të ngrohtë” dhe mundësinë për t’i përshëndetur fansat në një mënyrë tjetër.

“Kam qenë gjithmonë 100% i përqendruar dhe i përkushtuar për të bërë më të mirën time për këtë klub, kështu që largimi pa një lamtumirë të vërtetë dhemb, por ky është futbolli. Jam i trishtuar që nuk kam pasur mundësinë t’i ndihmoj shokët në javët e fundit, por nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për këtë klub dhe u uroj djemve dhe tifozëve gjithë të mirat dhe shumë vite të suksesshme në vazhdim. Me dashuri, Auba!”

You may also like