Atmosferë elektrizuese në Rabat, Mbreti dekoron edhe nënat e lojtarëve – VIDEO

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Marokut ishte një ndër surprizat më të bukura në Botërorin e Katarit.

“Luanët e Atlasit” zhvilluan një turne fantastik dhe mbërritën deri në fazën gjysmëfinale, si asnjë tjetër kombëtare afrikane në një Kupë Bote.

Djemtë e Walid Regragui e mbyllën Botërorin në vend të katërt, duke i dhuruar emocione të paharrueshme popullit maroken. Kombëtarja ka mbërritur sot në kryeqytetin e Rabatit dhe është pritur nga një turmë e madhe njerëzish.

Tifozët janë krenarë me ekipin e zemrës dhe mijëra kanë mbushur rrugët e Rabatit për të përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kanë parakaluar me një autobus të hapur nën entuziazmin e tifozëve të zjarrtë.

Ndërkohë, Mbreti Mohamed VI i Marokut mirëpriti dhe dekoroi të gjithë skuadrën marokene në pallatin mbretëror në Rabat, përfshirë dhe gjithë nënat e tyre./ Super Sport

You may also like