Atletja kampione speciale, Kristina Ismailanji fitoi garën e 100 metrave

by admin
Spread the love

Kristina Ismailanji është atlete e Special Olympic Albania prej 4 vitesh.

Në lojërat Botërore Olimpike Speciale Berlin 2023 ajo fitoi në garën sprint 100 m, duke realizuar ëndrrën e saj më të madhe. E diagnostikuar me autizëm, Kristina ka arritur të kalojë plot pengesa, të luftojë fort dhe të jetë e lumtur në pasionin e saj.

“Dëshira ime është të vrapoj, të kënaq prindërit e mi, gjyshen, hallat dhe ëndrra ime është të realizohet. Kam marrë pjesë në shumë kampionate, me shkollën e Tiranës edhe më transferuan në Gjermani për atletikë, për vrap. Fitova medaljen, bëja 100-200 metra, garova dhe dola dy herë e dyta dhe dy herë e para”, shprehet Kristina Ismailanji.

­19-vjeçarja nga Elbasani ngriti flamurin shqiptar në lojërat Botërore Olimpike Speciale Berlin dhe ndërkohë vijon stërvitjen për tu përballur me garat e ardhshme.

“Unë stërvitem në shkollë me profesor Emilin çdo ditë, bëj vrapin dhe frymëmarrjen”, shprehet Kristina.

Teksa vrapon Kristina është e lumtur. Ajo ka mundur të gjejë pasionin e saj dhe ta zhvillojë atë. Talenti i Kristinës u spikat në shkollën speciale Zëra Jete në Elbasan ku mësuesit punuan fort që këtë talent Kristina ta zhvillonte më tej.

 


Top Channel

You may also like