Atletico Madrid refuzon Bale, uellsiani mediton tërheqjen nga futbolli

by admin
Spread the love

Aventura e Gareth Bale me Realin e Madridit është drejt përfundimit, por uellsiani nuk dëshiron që të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Sipas asaj që shkruan “Cadena SER”, agjentët e sulmuesit anësor ia kanë propozuar lojtarin skuadrës tjetër të Madridit, Atleticos së Simeones.

Gjithsesi “colchoneros” kanë refuzuar ofertën, prandaj mbetet për tu parë se kush do të jetë e ardhmja e Bale, që mund të varë këpucët në gozhdë, nëse kombëtarja e tij nuk arrin të kualifikohet në Kupën e Botës. Kujtojmë që Uellsi do të ndeshet në finalen e Play Off-it me fituesin e sfidës Skoci-Ukrainë. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like