Atletico Madrid ka “çelësin” për transferimin e Darwin Nunez

by admin
Spread the love

Darwin Nunez është sulmuesi që po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë. Sulmuesi uruguaian, autor i 33 golave në 39 ndeshje, mund të shitet nga Benfica.

Për kartonin e tij duhen 80 milionë euro, por Atletico Madrid mund ta marrë atë duke ofruar një lojtar në këmbim.

“Record” në Portugali shkruan se çelësi është Samuel Lino, sulmuesi anësor i cili thuhet se e ka mbyllur me Atletico Madrid.

Aktualisht ai po shkëlqen me fanellën e Gil Vicente në Portugali, ku ka shënuar 12 gola e ka dhënë 52 asiste. Përfshirja e brazilianit në marrëveshja do të ulte çmimin për Nunez. / oversport.tv

Foto: Benfica, Twitter

You may also like