Atletico e Sevilla interesohen për Muriqin

by admin
Spread the love

Përkundër që ka insistuar se do ta respektoj kontratën e tij deri në fund me Mallorcan, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka tërhequr interesimin e dy skuadrave tjera nga Spanja.

“Fichajes” raporton të enjten se Atletico Madridi dhe Sevilla, janë skuadrat që po interesohen për shërbimet e Muriqit, të cilin po duan ta transferojnë me të përfunduar edicioni aktual.

Muriqi vlerësohet lart te Mallorca dhe po ashtu ka deklaruar se dëshira e tij është të mbetet në ishull deri në verën e vitit 2027 kur edhe i skadon kontrata me klubin.

Prioritet i Muriqit është qëndrimi te Mallorca, por gjërat mund të ndryshojnë deri në verë, varësisht prej rezultateve të ekipit. Mallorca është në finale të Kupës së Spanjës, ndërsa ende nuk e ka siguruar mbijetesën në La Liga.

Sulmuesi 29-vjeçar këtë edicion ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në 25 paraqitje, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

You may also like