ATHINË – Një tërmet 5,8 ballë Rihter godet Greqinë perëndimore

by admin
Spread the love

ATHINË, 29 mars /ATSH-DPA/- Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot në mëngjes Greqinë perëndimore.

Sipas matjeve fillestare nga Instituti Gjeodinamik Grek në Athinë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5,8 ballë në orën 9:12 të mëngjesit.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 20 kilometra nën shtratin e detit në bregun perëndimor të gadishullit të Peloponezit pranë ishullit Stamfani (i njohur gjithashtu si Strofades), ku është ndjerë një tërmet më i vogël me magnitudë 4,1 ballë.

Organizata e Mbrojtjes Civile e Greqisë nuk ka raportuar viktima apo dëmtime në ndërtesa.

Gazetarët nga mediat lokale raportuan se shumë shkolla ishin evakuuar. Tërmeti u ndje në të gjithë Greqinë perëndimore, në ishullin turistik të Zakinthos dhe deri në Athinë, rreth 300 kilometra larg.

Pika më e thellë e Detit Mesdhe ndodhet midis Greqisë perëndimore dhe Siçilisë në Itali, me një thellësi mbi 5000 metra.

Pllakat tektonike afrikane dhe evropiane takohen në këtë rajon, i cili rrjedhimisht është i prirur ndaj tërmeteve të forta.//a.i/.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like