Atdheu zbulon emrin e konkurrentes së ‘Big Brother VIP’ me të cilën do martohej

by admin
Spread the love

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xharavina ka qenë mjaft i komentuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ edhe pse nuk është pjesë e saj.

Ai është kthyer në “mollë sherri” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha.

Antonela në ‘Big Brother VIP’ aludoi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Gjithsesi, në emisionin ‘Fun Club’, Atdheu mohoi të ketë lidhje intime me Arjolën.

“Kemi shoqëri prej 7 vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal. Kur jam futur në Përputhen, vetëm Arjola më ka mbështetur. Antonela ka menduar se mund të kemi lidhje bashkë”, tha Atdheu.

Po a do të futej Atdheu në Big Brother VIP?

“Nuk jam unë për Big Brother. Nuk e shoh veten të mbyllur. Nuk jam mësuar i mbyllur. Do martohesha me Monikën. Është shumë e mirë. Është lojtare e mirë, më pëlqen”, tha Atdheu.

You may also like