Astrit Patozi zbardh ç’po kurdiset brenda PD-së dhe flet për marrëveshje: Ja çfarë është krijuar në Partinë Demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Situata e Partisë Demokratike dhe zgjedhjet lokale kanë qenë temë diskutimi në studion e Euronews Albania.

Ish-deputeti Astrit Patozi është shprehur se e sheh të zymtë situatën brenda Partisë Demokratike, duke shtuar se dy grupet duhet të bëjnë marrëveshje që të dalin me një kandidat të përbashkët.

“Ne nuk mund të themi nëse gjithçka është rozë. Mendoj se përgjegjësia është e atyre që nuk arritën në marrëveshje. Kemi shpresë që në ditët që vijojnë opozita të dalë me një kandidat të PD.

Brenda PD janë krijuar dy etnitete politike. Nuk ka rëndësi kush ka mazhorancën apo minorancën”- theksoi Patozi.

Patozi pak javë  më parë tha se Partia ‘Bindja Demokratike’ do të dalë në zgjedhjet lokale do të dalë me kandidat më vete.

You may also like