Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi! – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e bëri të qartë në zemër të BE-së, në Bruksel, se nuk ka asnjë tërheqje nga zbatimi i reprocitetit me Serbinë në kufi, pra nga ajo që pritet më 1 shtator. “Do bazohemi në ligjin dhe Lushtetutën e Koosvës, është detyrim që duhet ta bëjnë bazuar në ligjet tona. S’ka asnjë hapësirë që ta anulojmë këtë vendim. Është diçka legale në vendin tonë sipas ligjit dhe Kushtetutës sonë dhe diçka për të cilën është zotuar Serbia në dialogun e Brukselit. Nuk shohim rrugë tjetër dhe besoj se është në të mirën tonë të bëjmë legjitime gjërat në shtetin tonë”, tha Kurti në një konferencë për mediat me kreun e NATO-s.

Me në krah Jean Stoltenberg, Kurti s’hezitoi të thotë se Serbia po vepron me një axhendë të qartë të Rusisë për të krijuar destabilizim në Kosovë dhe rajon.

“Serbia po vepron me një axhendë të Rusisë që do të stabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe rajonin. Jemi të angazhuar për siguruar paqe e rend në të gjithë rajonin. Vlerësojmë shumë dedikimin tuja për stabilitet dhe paqe në rajon. Në qëndrojmë fort bashkë”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, kreu i NATO-s tha se nuk do lejohet asnjë përshkallëzim situate në Kosovë. “Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës apo përplasjen.

Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet në Beograd por edhe në Prishtinë, kemi mbajtur kanalet e hapura të komunikimit. Jemi gati të reagojmë nëse do kemi situata problematike. Nëse do duhet ne do ti lëvizim këto trupa që kemi në Kosovë për ti çuar në zona problematike. Jemi gati të bëjmë më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ne kemi si qëllim që të ulim tensionet”, tha Stoltenberg. /tesheshi.com/

You may also like