Asnjë rikthim tek Interi, Romelu Lukaku i premton besnikëri Chelsea

by admin
Spread the love

Mediat angleze dhe ato italiane janë rikthyer të flasin edhe njëherë për të ardhmen e Romelu Lukaku. Sipas tyre, ditë më parë është folur për një rikthim të mundshëm të sulmuesit belg tek ekipi i Interit.

Situata kaotike ku po ndodhet aktualisht Chelsea, si dhe sezoni jo në nivelin e duhur kanë sjellë shumë pakënaqësi te sulmuesi. Megjithatë, Telegraph ka dhënë një tjetër version të historisë.

Sipas prestigjiozes angleze, Romelu Lukaku i ka premtuar besnikëri Chelsea edhe gjatë kohës së vështirë që është duke kaluar. Ai nuk ka asnjë qëllim të largohet nga Londra, por kërkon të kthehet vendimtarë për ekipin e Tuchel. Kështu, ai ka mbyllur të gjitha dyert që e shohin atë larg “bluve të Londrës”. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like