Asnjë dilemë për Simone Inzaghi, si do rreshtohet Interi i tij në derbi

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi nuk ka dilema për formacionin që do të rreshtojë në ndeshjen kundër Milanit, që zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 dhe transmetohet në Oversport për Shqipërinë dhe Kosovën.

Trajneri italian pritet t’i besojë të njëjtit ekip që luajti kundër Venezias. Në portë si zakonisht do të jetë kapiteni Handanovic.

Në mbrorjtje nuk preket treshja Skriniar-De Vrij-Bastoni, kurse nga krahët do të aktivizohen Dumfries dhe Perisic. Në mesfushë Brozovic, Barella dhe Calhanoglu janë të paprekshëm, ndërsa në sulm Lautaro do të jetë krah Dzeko.

INTERI, FORMACIONI I MUNDSHËM (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko. Trajner: Inzaghi. / oversport.tv

 

You may also like