Asllani: Nga Brozovic do të mësoj shumë, admiroja Sneijder dhe Pirlo

by admin
Spread the love

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit zikaltër.

“Ka shumë njerëz që kanë kontribuar në rritjen time dhe që kanë pasuruar jetën time. Familja ime në radhë të parë dhe më pas personat që kam patur fatin të takoj në fushë, trajnerë si Andreazzoli që kishte besim tek unë dhe më dha mundësinë të shprehesha.

Romagnoli që ka qenë një pikë referimi për mua dhe Samir Ujkani që më ka ndihmuar shumë në gjithçka. Tani kam fatin që të luaj me Brozovic, që është një lojtar nga i cili mund të mësoj shumë.

Nuk kam patur kurrë idhuj, por kam admiruar Sneijder dhe Pirlo. Pasioni që kam vënë gjithmonë në gjithçka që bëj ka qenë shtysa më e madhe në karrierë”, ka thënë mesfushori i kombëtares shqiptare. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like