Asist dhe vlerësim i lartë, Sokol Cikalleshi protagonist në Turqi

by admin
Spread the love

Sokol Cikalleshi ishte sërish protagonist në Turqi. Bomberi i Kombëtares është i pandalshëm në elitën e futbollit turk, pjesë e të cilit këtë sezon janë bërë shumë yje të futbollit europian.

Në triumfin e mbrëmshëm të Konyaspor, Cikalleshi ka qenë një ndër lojtarët më aktivë. Këtë e vërteton edhe vlerësimi me notë nga faqent e specializuara.

Cikalleshi është vlerësuar me notën 7.3, si lojtari i dytë më i vlerësuar në këtë takim. Bomberi i Kombëtares është vlerësuar më pak, vetëm në krahasim me Mpokun, i cili ishte autor i një dopietë në triumfin 1-3 që Konyaspor siguroi ndaj Hatayspor në javën e 18-të në elitën turke.

Bomberi i Kombëtares ishte protagonist sidomos në startin e pjesës së dytë, me një asist për Mpoku në minutën e 54-t.

Një veprim i bukur brenda në zonë, bën që shqiptari të tregohet altruist duke nxjerrë në pozicion goditës shokun e tij të ekipit. Këtë edicion, Cikalleshi ka realizuar pesë gola dhe 3 asiste.

31-vjeçari është duke kaluar një formë të shkëlqyer teksa si me Konyaspor në Turqi, por edhe me Kombëtaren sa herë ka qenë në fushën e lojës, ka thënë fjalën e tij me gola dhe asist të rëndësishëm. Vërtetë një pikë e fortë dhe e rëndësishme për të dy këto ekipe. / oversport.tv

You may also like