Ashleigh Barty fiton Australian Open

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ashleigh Barty është e para australiane që fitoi titullin e femrave Australian Open në 44 vjet, pasi mundi në finale amerikanen Danielle Collins me rezultatin 2-0 (6-3, 7-6). Një përballje aspak e lehtë për australianen, e cila tashmë ka realizuar një ëndërr të sajën siç vetë ajo e deklaroi.

Pavarësisht se u zhvilluan vetëm 2 sete, u desh afro 90 minuta që ndeshja të përfundonte, me setin e dytë që zgjati për afro një orë.

Një sukses i padiskutueshëm për Barty, që arrin të marrë trofeun e parë të Australian Open dhe të tretin Grand Slam, në një edicion që është përfolur shumë për shkak të ngjarjeve të ndodhura, të ndikuara nga COVID-19.

Tenistja australiane tregoi një formë të shkëlqyer në këtë edicion, teksa në të gjitha ndeshjet e zhvilluara ajo arriti që të kishte sukses, duke mos humbur në asnjë set të vetëm, pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë.

Një gëzim akoma më i madh për faktin se pas vetes kishte dhe mbështetjen e publikut, që natyrisht tashmë ka një yll tjetër në këtë sport, për vetë rekordin që vendosi, duke u bërë e para australiane që fiton këtë titull në 44 vite.


Top Channel

You may also like