ASH: Sulmi në M-NAV, një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët ngjarjen në lidhje me sulmet në M-NAV e cilëson si incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare.

Ja reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët:

Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare. Ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti. Përshëndesim reagimin e prokurorisë dhe kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe presim që drejtësia të jep verdikt të drejtë dhe të merituar, me qëllim që aktet e këtilla të marrin dënimin e duhur dhe të mos përsëriten më asnjëherë. Njëkohësisht kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse që të rrisin nivelin e sigurisë në objektet dhe institucionet e këtilla, ndërsa të hetohet edhe mënyra se si sulmuesit pa autorizim kanë arritur të futen në kullën e kontrollit.

MARKETING



You may also like