Asensio zbulon arsyen pse zgjodhi PSG: Një nga klubet më të mëdha në Europë!

by admin
Spread the love

Marco Asensio kaloi këtë verë tek skuadra e Paris Saint-Germain teksa zgjodhi t’i jepte fund aventurës në Spanjë me Real Madridin.

Së fundmi, sulmuesi anësor flet edhe mbi arsyen pse e shtynë që të transferohej në kryeqytetin francez ndërsa vendosi theksin te ambicia e madhe për triumf e për tituj që kanë drejtuesit e PSG.

“Bisedimet e para me PSG ishin shumë pozitive, më shpjeguan të gjithë projektin. Dhe të them të drejtën aty u tundova pasi dallova të gjithë ambicien e parizienëve, është një klub shumë interesant dhe kjo është arsyeja pse tani jam pjesë e tyre. Përshtypjet e para mbi PSG janë shumë pozitive, të gjithë më kanë pritur shumë mirë duke nisur nga lojtarët deri te stafi teknik. Mendoj se ky është klubi i duhur për të vazhduar me trofetë dhe fitoret.

Pyeta disa prej shokëve si Benzema, Camavinga dhe Tchouameni për Ligue 1 dhe të gjithë më thanë fjalë të mira. Kampionati francez është shumë fizik dhe gjithashtu ka lojtarë teknikë. Është një klub i madh, një nga më të mëdhenjtë në Europë. Luis Enriquen e njoh, është trajneri me të cilin isha në Botëror me Spanjën. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpresoj të arrijmë suksese te PSG”, u shpreh Asensio. /Supersport


Top Channel

You may also like